Disa studentë janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës duke ia kujtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaratat e shkuara ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën parti arriti marrëveshje për bashkëqeverisje.
Përmes pankartave dhe audiove këta protestues ia kanë kujtuar Kurtit deklaratat ndaj LDK-së, në ditën kur ai pritet të bëhet kryeministër i ri i Kosovës, në bashkëqeverisje me LDK-në.