Kjo është gruaja që mundi të gjithë në Listën Serbe e që mund të bëhet Ministre e Kurtit

Lista Serbe [Srpska Lista] vazhdon të jetë partia politike më destruktive në Kosovë dhe për më keq, në zgjedhjet e 6 tetorit vetëm sa u fuqizua duke i fituar mbi 95 për qind të votave nga komuniteti serb. Sidoqoftë, Albin Kurti ka hequr dorë nga qëndrimi i mëparshëm për të bojkotuar këtë parti dhe tashmë qeveria e tij, ashtu si qeveritë e mëparshme të shqiptarëve, janë në dorën e kësaj partie.


Dje u bë e ditur se Beogradi iu kishte dhënë direktiva të reja kësaj partie përkundër takimeve që kishin mbajtur me mandatarin për formimin e qeverisë së re, z.Kurti.

Në Beograd, u deklarua se kjo parti politike nuk do ta votonte qeverinë Kurti edhe pse do t’i merrte dy ministri në qeverinë e re të Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.

Edhe pse dihet që Lista Serbe në të vërtetë udhëhiqet nga Qeveria në Beograd dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, e po ashtu nga Marko Gjuriq si drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë, këto zgjedhje prodhuan rezultate mjaft të çuditshme.

Një grua doli si kandidatja më e votuar për deputete nga Lista Serbe. Emri i saj ishte Jasmina Dediq dhe e cila i fitoi 19 mijë e 664 vota. Ajo pasohej nga Milosh Peroviq (17 207 vota) dhe nga Verica Çeraniq (17 006 vota) duke lënë shumë prapa Igor Simiqin, Ivan Todosijeviqin dhe Slavko Simiqin.

Pikërisht znj.Dediq mund të jetë ministre në Qeverinë Kurti marrë parasysh rezultatin zgjedhor.

Por, siç mori vesh mbrëmë Periskopi, Lista Serbe ka vënë kushte madje edhe për thjesht pjesëmarrjen në Qeverinë Kurti. Mos-pjesëmarrja e tyre do të ishte problematike për qeverinë e re duke qenë se qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës duhet të ofrojë pozita ministrore për pakicën serbe dhe pakicat joserbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme