Qazim Maloku nga Deçani pasurinë e tij do t’ia falë shtetit shqiptar (Foto)

Derisa dikush festonte 28 nëntorin, kishte të tjerë që dashurinë për Shqipërinë e treguan duke bërë veprime të cilat për shumë kë duken të paimagjinueshme.

Drejtori për Arsim në Komunën e Deçanit, Qazim Maloku, njëherësh ish – pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka thënë për Telegrafin se ka vendosur që të gjithë pronën e tij, t’ia dhurojë shtetit shqiptar.

Sipas tij, më këtë akt dëshiron që ta sensibilizojë masën, veçanërisht të rinjtë për rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet.

“Ne po e shohim rrezikun dhe tendencën e vazhdueshme të Serbisë për ta cenuar sovranitetin e Kosovës. Andaj mendoj se do të duhej që të kishte një referendum përmes të cilit do të vendosej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, ka shtuar ai.

Maloku ka thënë se nuk e di sa është e mundshme, në aspektin juridik, që një shtet të ketë prona në shtetin tjetër, mirëpo qëllimi i tij është që ta përçojë një mesazh për të rinjtë që të jenë vigjilentë për rëndësinë e kësaj çështje.

“Unë do të isha tepër i kënaqur nëse prona ime do të ishte pjesë e shtetit shqiptar, dhe këtë do ta bëja me kënaqësi”, ka theksuar ai./Telegrafi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme