Ministri turk i Punëve të Brendshme, Efkan Ala ka deklaruar sot se autoritetet e këtij vendi kanë arrestuar më shumë se 18 mijë njerëz dhe i kanë shkatërruar gati 50 mijë pasaporta pas dështimit të puçit ushtarak më 15 dhe 16 korrik, transmeton lajmi.net.
Reuters raporton se Ala këtë e ka thënë në televizionin shtetëror “TRT Haber” dhe ka shtuar se nga numri i përgjithshëm i të arrestuar “9.677 njerëz janë arrestuar formalisht dhe i pret gjykimi”. /Lajmi.net