Zyrtarët e Emigracionit në Britaninë e Madhe kanë përdorur një truk për të zënë në kurth 35 emigrantë që punonin për rrjetin e restoranteve “Byron Hamburger”.
Ata u thirrën nga pronarët me pretendimin se do të trajnoheshin, por u gjendën përballë punonjësve të emigracionit të cilët i morën në pyetje.
Nga se raportohet nga mediat britanike, mes 35 emigrantëve ndodhen dhe shumë shqiptarë, disa të tjerë janë nga Brazili, Nepali dhe Egjipt.
Pasi lajmi u publikua në media, ishin të shumta kritikat që mori restoranti për këtë gjest ndaj punonjësve të saj, madje është bërë thirrje që restoranti të bojkotohet nga njerëzit.