Pasi ia grabitën celularin, një të mitur në Prishtinë disa persona të panjohur edhe e sulmuan fizikisht.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Mic Sokoli” në kryeqytet.
Policia, përmes raportit 24 orësh, thotë se rastin po e heton.
“Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka informuar se disa persona të pa njohur e kishin sulmuar fizikisht dhe më pasi i kanë grabitur një telefon mobile. Rasti është duke u hetuar”, përfundon raporti.