E mbajti 31 vjet si skllave seksi, në shtëpi kishte gruan dhe vajzën

Një maniak seksual mësohet se ka mbajtur një grua si skllave seksi për më shumë se 30 vite në njërin nga apartamentet e tij.

Matias Salazar, 56-vjeçar nga Venezuela, rrihte, torturonte e dominonte psikologjikisht një grua 49-vjeçare të njohur si Morella për tri dekada, shkruan DailyMail.

Salazar dyshohet se e mbajti gruan 49-vjeçare në një apartament të vogël në qytetin Maracay, pranë kryeqytetit të Caracas, ndërsa jetonte përtej rrugës me një grua tjetër dhe vajzën e tyre, thonë hetuesit .

Ai i mohonte ushqim e ujë nëse nuk e lejonte të bënte ç’të donte me të.

Policia tha se beson se ajo është abuzuar seksualisht nga Salazar, që prej herës së parë që e takoi kur ishte 17 vjeç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme