Autor: Selatin Retkoceri
Kosova vendi ma i varfër i Evropës, me papunësi të proklamuar nga kryeministri prej 26.5% është ma tepër se gënjeshtër
Statistikat dhe raportet e institucioneve finaciare nërkombëtare, Bankës Botërore, Institucioneve fnanciare që merren me vlerësim dhe matje të nivelit të zhvillimit ekonomik, tregojnë se Kosova është vend me nivel shumë të ulët zhvillimit dhe shkallë shumë të ulët të punësimit. Është krejt normale që një vend shumë i pa zhvilluar apo ma i varfuri në Evropë dhe më gjërë të ketë shkallën ma të lartë të zhvillimit krahasu me vendet e zhvilluara. Pyetja duhet të bëhet a është e mjaftueshme që ne të ndihemi krenar dhe të vetkënaqemi duke u lavdruar se shkalla e zhvillimit prej 4%(nuk është e vërtetë) të tregohet dhe konfirmohet nga kryeministri i vendit si një e arritur e madhe me të cilën nuk duhet të krenohet asnjëri nga qeveritarët, sepse kjo nuk qendron dhe nuk i beson askush nga qytetarët e vendit.
Ish profesori i lëndëve ekonomike të social/komunizmit, në ligjertat e tij ka shpjegu ndikimin e shkallës së zhvillimit ekonomik në uljen e papunësisë. Shkalla e zhvillimit ekonomik prej 2%, e zvoglon papunësinë 1%, Kosova siq vlerëson kryeministri me indeks zhvillimi ekonomik 4%, do të zbuste papunësinë për 2%. Banka Botërore ka vlerësuar se Kosova i afrohet në 3% shkallës së zhvillimit ekonomik, që nënkupton zvoglimin e papunësisë në 1.5%. Niveli i papunësisë në vendin tonë është afër 50%. Edhe shifrat zyrtare tregojnë një nivel rreth 34% të papunësisë. Kryeministri e paska gjetë diku në agjencinë e statistikave të Kosovës së bashku me ministrin Abrashi se papunësia në vend na qenka 26.5%, shifër kjo që nuk mund të jetë reale.
Të gjithë ne do të dëshironim që kjo të ishte e vertetë, por realiteti në teren është krejt diçka tjetër. Po marrim një shifer të përafërt prej 900,000 deri 950,000 qytetar të aftë për punë. Statistikat e Trustit pensional tregojnë se në Kosovë punojnë afërsishtë 400,000 punëtor. Ka mundësi edhe 100,000 të tjerë punojnë në bujqësi dhe ndërtimtari apo në sektorin joformal. Punëtor këta që nuk paguajnë sigurim pensional dhe nuk janë të siguruar.
Matematikisht del se shkalla e papunësisë në rastin ma të mirë mund të jetë 45%, në asnjë mënyrë ashtu si deklarohet Agjencioni i statistikave të Kosovës dhe zyrat e punësimit që kanë deklaruar nivelin prej 34% për vitin 2016, kurse viti 2017 sipas konfirmimit të Isa Mustafës dhe ministrit Abrashi po na del të jetë 26.5% shkalla e papunësisë. Zoti kryeministr duhet të na tregoj sa punëtor kanë fillu punën gjatë vitit 2016 (sipas kryeministrit vetëm gjatë vitit 2016 kanë fituar një vend pune në njërin prej sektorëve publik ose privat diku ndërmjet shifres 13.000 deri 15.000 punëtor. Po konsiderojmë se në vitin 2017 të jenë punësuar 15,000 deri 17,000 punëtor, kjo i bie se në rrethanat ma të favorshme ka mundur të zvoglohet papunësia në nivel vendi diku afër 4%, edhe pse për ulje papunësie prej 4% duhet të ketë 8% rritje të shkallës së zhvillimit ekonomik.
Bazuar në treguesit e lartëpermendur apo sipas kryeministrit i bie që zhvillimi ekonomik i vendit prej 4%, ka mundur të zvogloj papunësinë max. 2%, barabartë me 10,000 punëtor të ri dhe kjo është maksimumi që ka mundur të na garantoj se eleminimi i plotë i papunësisë me nivelin momental të zhvillimit do të eleminohet diku pas njëzetepesë deri tridhjet vite. Qytetarët e sidomos të rinjët janë ata që duhet të tregojnë vet, a janë të kënaqur me këte nivel zhvillimi, a pajtohen me vlerësimet e Institutit IFO, kryeministrit apo agjencionit të statistikave të Kosovës. Kjo shkallë e zhvillimi do ta rregulloj çështjen e punësimit të qytetarëve të vet, pas tridhjet vitesh, apo në vitin 2046, pritet që Kosova do të ketë shkallën e papunësisë 1-3%, atëherë kur ky kryeministër do ti ketë 100 vite jetë, krejtë këta të rinjë që po presin punë, do ti ofrohen moshës së penzionit të pleqërisë, kurse penzionin e punës shumë prej tyre nuk do të kenë rastin kurrë ta shijojnë, sepse nuk e kanë pasur rastin kurrë të fitojnë ndonjë vend pune që krijon mundësi dhe garanton të drejtën e penzionit të punës.
Kosova është një shtet dhe shoqëri konsumuese, varet nga importi, me investime të vogla, me prodhimtari shume të ulët, importon gjithëçka, nuk eksporton asgjë. Raporti Import/Eksport në vitin e fundit 2015 ishte në relacion 88% me 12% në favour të importit. (krahasohemi me vende të Afrikës dhe me pak vende të Azisë) të cilat edhe pse në gjendje lufte për shumë vite arrijnë të regjistrojnë një bilanc më pozitiv se Kosova në raportin Import/Eksport. Shprehur në shifra apsolute 2.4 miliard €. Kosova importon brenda një viti fiskal, kurse eksporti mezi i afrohet 300mil.€. Një analizë e artikujve të importit tregon se struktura e mallrave të importit është aq e gjërë sa nuk do të mund të përfshinim me një listë të gjatë ndoshta mbi 100 faqe. Eksporti nuk paraqet asgjë, apo përshkruar figurativisht me pak rrjeshta do të tregonim krejt çka eksportojmë. Nuk do të ishim korrekt me lexuesin po të mos i tregonim se çka eksportojmë: mbeturina metalesh të cilat pak vite ma parë ishin importuar si asete, automjete, paisje, vegla pune dhe makineri të vjetra të cilat atëherë kur ishin importuar kishin një vlerë disa herë ma të madhe se sa tani kur ato po eksportohen drejt impianteve dhe furrave të temperaturave të larta për tu shkrirë dhe përdorur për prodhim të armatures dhe llamarinës. Nuk do të ishim korrekt sikur mos të tregonim se ne eksportojmë edhe pak minerale dhe xehe të papërpunuara, por edhe ndonjë produkt bujqësor të papërpunuar dhe të konzervuar.
Investimet e kapitalit të jashtëm në sektorin e bujqësisë dhe industrisë janë në rënje të vazhdueshme. Statistikat tregojnë se investimet para viteve të Pavarësisë ishin dukshëm më të larta se sa ato janë në këto vitet e fundit. Zyrtarët e lartë të qeverisë kanë deklaru se vite më parë 2006, 2007, 2008 ishin vitet kur u investua në sektore të ndryshme diku rreth 400 mil.€, vitet 2015 dhe 2016, zor se do të kapin 200 mil.€ investime, kjo tregon rënje dyfish të investime. Në shtetet me Qeveri normale kjo do të konsiderohej si dështim dhe do të duhej dhënë pergjegjësi para qytetarëve. Trendi ma normal që do të duhej të ndodhte do të ishte dyfishimi nga 400 mil.€ në 800 mil.€ edhe pse edhe ky nivel nuk do të ishte i mjaftueshëm për situatën momentale zhvillimore që gjendet shteti ynë.
Zbërthimi apo struktura e investimeve do të tregonte se 90% e investimeve (të ashtuquajtura nga Qeveria) kanë perfunduar në patundëshmëri, blerje të shtëpive dhe banesa. Kurse vetëm 10% janë investuar në ekonomi dhe veprimtari prodhuese nga ku janë gjeneruar vende të reja pune dhe punësim. Kjo konsiderohet shumë e pamjaftueshme dhe nuk është as afër asaj që është premtuar dhe proklamuar nga koalicioni qeverisës.
Sektori më i zhvilluar për momentin është ndertimtaria, veprimtari kjo që po rreziokon të degradoj. Çdo ditë e ma shumë ndertimtarët po shohin se po ngopet tregu dhe po shterron fuqia blerëse e kosovarëve. Ky sektor ka punësuar qindra dhe mijëra punëtor, me paga minimale, pa sigurime shoqërore, mjeksore, jetësore, penzionale, po rrezikohen të mbeten edhe pa këte burim të vetëm ekzistence për ta dhe familjet e tyre. Për prapaskenat dhe burimet e finacimit për shumë nga magnatët e ndërtimit nuk do themi asgjë, duke konsideruar se Kosova ka ndertu mekanizma institucional që kanë detyrë të vetme për të hulumtu dhe zbulu finacimet e dyshimta në këte sektor.
Kundershtimi i secilës ide por edhe pranimi i çdo gjëje të servuar nga jashtë nuk i ndihmon vendit tonë. Kërkimi i lëmoshes dhe ndihmave humanitare, subvencioneve, veprimtarive shërbyese, tregtare janë veprimtari ekonomike që i duhen vendit, por nuk sjellin vlerë pune dhe nuk sigurojnë prosperitet, zhvillim, vlerë të re pune, gjenerim të vendeve të punës as rritje të ardhurave kombëtare. Kryeministri i vendit duhet të jetë shumë ma serioz dhe nuk i lejohet që të shajë dhe fyej kundershtarët politik nëpermjet facebook-it, vertetë kjo nuk i takon një njeriu me thirrjen ma të lartë shkencore Akademik, ska grade ma të lartë shkencore në shtetin tone, kurse shprehjet e kryeministrit jo vetëm që janë naive dhe të pamatura, por vërtetë janë shprehje të ulëta siq thotë populli nën brez dhe më së shumti dëmtojnë vetë ate.