E tmerrshme: E kafshon dhe i thyen këmbët, babai torturon për vdekje vajzën e tij 14-muajshe

Një 33-vjeçar në Angli është dënuar për vrasjen e vajzës së tij 14-muajshe pasi e torturoi për vdekje.

Autori Daniel Ashurst, u gjykua nga një juri në Gjykatën e Mançesterit.

Vajza Hollie, kishte dëmtime të shumta në zonën e kokës dhe qafës, gjakderdhje në tru dhe në sy.

Kyçi i një prej këmbëve të saj ishte i thyer dhe kishte dy shenja kafshimi në dorë dhe kofshë, shkruan Daily Mail.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në shtëpinë e familjes pranë Gjykatës Fleming.

Mësohet se çifti kishte debatuar një natë më parë dhe flinin në dhoma të ndara.

Ditën e ngjarjes së tmerrshme 33 vjeçari kishte mbetur vetëm me vajzën e tij në shtëpi pasi bashkëshortja Leanne Thompson, 27 vjeç, kishte shkuar në punë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme