Publikohen pamjet e plagosjes me armë te Hotel Grandi

Një përleshje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë, afër Grandit, shkruan Gazeta Metro.


Rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në rrugën ‘Garibaldi’ Prishtinë ka të shtëna me arme zjarr. Policia e ka konfirmaur për Metron lajmin, duke treguar se një person ka marrë plagë në këmbë, dhe njëri është arrestuar.

“Njësia policore ka dal ne vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor”, tha Bajram Krasniqi për Metron.

 

Gjithashtu policia tregoi se një person tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65.

Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme