Ndalohet çdo aktivitet si pasojë e coronavirusit, pamjet nga droni tregojnë si duket “qyteti fantazmë” në Itali (VIDEO)

Si pasojë e përhapjes së coronavirusit në regjionin e Lombardisë në Itali, autoritetet kanë kërkuar që të ndalohet çdo aktivitet, ndërsa banorët të mbyllen në shtëpi.

Kjo ka bërë që rrugët të boshatisen dhe pamjet nga droni të filmojnë vetëm atë që duket sikur një qytet fantazmë.

Nga frika e sëmundjes vdekjeprurëse, banorët po dalin vetëm për të blerë ushqimet e domosdoshme dhe barnat e nevojshme, ndërsa të gjithë janë me maska në fytyrë.

Mëngjesin e sotëm, është raportuar për viktimën e dytë që vdiq nga coronavirusi, ndërsa dihet se janë 30 të tjerë të sëmurë në regjionin e Lombardisë. Të gjithë besohet se e kanë marrë sëmundjen, derisa po e frekuentonin të njëjtën kafene.

Autoritetet italiane, njoftuan për gjithsej 54 të sëmurë me coronavirus dhe për 450 të tjerë që po qëndrojnë në karantinë brenda një spitali, derisa thuhet se gjendja është nën kontroll dhe nuk ka rrezik të përhapjes së mëtutjeshme.

Deri më tani 2,366 persona kanë vdekur në mbarë botën nga coronavirusi, ndërsa janë infektuar 77,976 të tjerë.

VIDEO:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme