Tre fëmijë nga dy motra kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në familjen Alimi, në fshatin Rramanli.
Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra e martuar në Kumanovë, tjetra në fshatin Vishticë, në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre.
Mëngjesin e sotëm përderisa kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ka ardhur deri tek shpërthimi, pas të cilit, tre fëmijët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa edhe shtatë anëtarët të tjerë kanë përfunduar me lëndime.
Në tragjedinë e sotme jetën e kanë humbur tre fëmijë, ndërsa shtatë familjarë të tjerë janë lënduar, prej të cilëve katër janë në rrezik për jetë.