Ka filluar Samiti i Bankës Evropiane për Rindërtime dhe Zhvillim (BERZH), i cili po mbahet në Londër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtime dhe Zhvillim (BERZH), i cili po mbahet në Londër.
Hapja e Samitit u bë nga drejtori i përgjithshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti, transmeton lajmi.net.
Siç raportojnë mediet serbe, në këtë samit, kryeministri kosovar, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës zyrtare, se tarifa prej 100 për qind do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.
Në anën tjetër, Kurti ka folur edhe për diasporën kosovare, ku sipas tij, investimet e tyre do t’i ndihmonin jashtëzakonisht shumë Kosovës.
“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do t’i ndihmojnë Kosovës jashtëzakonisht”, citohet të ketë thënë Kurti, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, BERZH-i përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, marrëveshjen për linjë hekurudhore e kanë quajtur “linjë veri-jug”.
“Lidhja rajonale veri-jug, bashkëpunimi rajonal nën kornizat e integrimit në Bashkimin Evropian, janë çështje kyçe për Kosovën”, shkruan në postimin e BERZH-it.
Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë është takuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në këtë Samit.
Po ashtu, BERZH-i ka implementuar 600 projekte në Ballkan, ku përfshihen projektet e infrastrukturës përmes energjisë deri në energjinë e gjelbër.
BERZH gjithashtu ka njoftuar se këtë vit do të investojë një miliard euro në shtetet e Ballkanin Perëndimor.