Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përmes një statusi në “Facebook” ka kritikuar Xhavit Halitin, i cili ishte kryesues i senacës së Kuvendit, pasi sipas tij, ai ka bërë shkelje flagrante të rregullores së punës.
“Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte pothuajse krejtësisht jasht rregullorës së punës e cila u jep të drejtë deputetëve që të ju drejtohen qeveritarëve për temat e caktuara që janë brenga të qytetarëve. Në pamundësi që të ju drejtohen pyetjet, pasi që kryesuesi pothuajse në çdo pyetje drejtuar qeveritarëve i komentonte dhe konsumonte kohën për pyetje parlamentare që ishin të shumta e që për korrektësi dëshiroj që opinioni t’i di”, ka shkruar Haradinaj duke bërë të ditura pyetjet.
Postimi i plotë:
Shkelje flagrante e rregullores së punës nga kryesuesi i seancës plenare
Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte pothuajse krejtësisht jasht rregullorës së punës e cila u jep të drejtë deputetëve që të ju drejtohen qeveritarëve për temat e caktuara që janë brenga të qytetarëve. Në pamundësi që të ju drejtohen pyetjet, pasi që kryesuesi pothuajse në çdo pyetje drejtuar qeveritarëve i komentonte dhe konsumonte kohën për pyetje parlamentare që ishin të shumta e që për korrektësi dëshiroj që opinioni t’i di:
Pyetje për ministrin e Arsimit:
Pse nuk respektohen rregullat për sistemimin studentëve rreth banimit( konvikte) ku kjo situatë po i dëmton shumë studentët që janë nga periferia e Kosovës?
Pyetja e dytë:
Për ministrin e FSK:
Pyetja kishte të bënte për shpenzimet e buxhetit të FSK dhe për buxhetin e vitit që vjen.
Ndërsa kolegët e grupit i kishin temat e ndryshme, si shtrenjtimi i rrymës, sekretaria e komisionit për kategoritë e luftës që nuk ka punu që nga maji i këtij viti.
Gjendja në shëndetësi dhe problemet me barna dhe ngrohje.
Rreth mungesës së interesimit të qeverisë për rregullimin e urës së Rakovinës etj.
E tëra kjo bëri që të bojkotojmë seancën e cila vazhdoi të diskutojë me dhjetra ligje e ku prezencë të deputetëve nuk kishte( nuk kishte kourum).
Por koalicioni qeverisës duhet ta kuptojë që kjo legjislaturë as për së afërmi nuk është në krye të detyrës.