Kë do ta shkarkojë sot Konjufca në ora 13:00

Ministri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka paralajmëruar shkarkime të reja në ministrinë që ai drejton, raporton Televizioni 7.

Në një tryezë diskutimi për pozitën e Kosovës në politikën e jashtme, Konjufca tha se puna e parë qe do të bëjë në MPJ është ndërhyrja e drejtpërdrejtë të shkeljes së ligjit në mënyrë flagrante.

Ai madje paralajmëroi se sot në orën 13:00 do të marr një vendim të rëndësishëm.

“Praktika më e zakonshme në MPJ nuk ka funksionuar në bazë të ligjit. Pas marrjes se detyrës pas dy jave është deshtë të marr vendime që për dikën janë cilësuar si radikale por nuk kom pas qare pa i kthyer në Kosovë se janë emëruar jashtëligjshëm. Faza e parë që do të filloj është ndërhyrjet e drejtpërdrejta në shkeljet flagrante të ligjit”, tha Konjufca.

Ai ka paralajmëruar se sot në ora 13:00 do të merr një vendim.

“Sot në orën 1 do të keni një vendim të kësaj natyre”, tha ministri Konjufca./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme