Kapet mashtruesi i Viberit: I mituri nga Gjilani u prezantua si polic

Një rast mjaft interesant i mashtrimit është raportuar dje të ketë ndodhur në Gjilan

Prokuroria në raportin 24 orësh ka treguar se një person i mitur, në aplikacionin e komunikimit “Viber” e ka vendosur shenjën e një polici, duke komunikuar në këtë cilësi me qytetarë.

“Më 4 mars 2020, një person i mitur, në aplikacionin ‘’Viber’’, duke u prezantuar si zyrtar policor ka komunikuar me qytetarë”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’, të KPRK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme