Këshilltari i Kurtit i reagon Grenellit: “Tweet-at” e tij janë më të ashpër se takimet me të

Lidhur me postimin e djeshëm të të dërguarit të presidenti Trump për dialogun, Richard Grenell, kanë reaguar nga zyra e kryeministrit Albin Kurti.

Grenell mbrëmë përmes një postimi në Twitter, dha paralajmërimin e fuqishëm se SHBA-të mund të mos merren më me lidershipin në Kosovë, pasi që sipas tyre janë vet ata që po i dëmtojnë qytetarët e vendit, shkruan lajmi.net.

E Erzen Vraniqi që së fundmi u emërua këshilltar politik i Kurtit, përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur Grenellit duke thënë se postimet e tij, janë më të ashpra se sa takimet e bisedat me të.

Madje sipas tij, Grenell po përdoret në Kosovë për luftën e brendshme politike.

Postimi i plotë i Vraniqit:

Mund ta kem gabim, por përshtypja ime është se tweet-at e Ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpër sesa takimet e bisedat me të. Kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e tij të qartë e të saktë për heqjen graduale të tarifës 100%, dhe vendosjen graduale të reciprocitetit. Ambasadorit Grenell kjo nuk i ka pëlqyer duke e quajtur gjysëm-masë. Por Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur rrugën më të mirë e mē të dobishme për Kosovën me propozimin e tij.

Në anën tjetër, këtu më shumë po keqpërdoret Ambasadori Grenell për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë, sidomos nga shkarkimet e bordeve të korruptuara të disa ndërmarrjeve publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme