500 milionë euro kushton projekti alternativ për autostradën e Dukagjinit

Kosto të njëjtë shpronësimi do të ketë realizimi i projektit të Qeverisë së Albin Kurtit, i paralajmëruar si alternativë për Autostradën e Dukagjinit, që synonte ta ndërtonte qeveria e kaluar, e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Edhe projekti i ri do të marrë së paku gjysmë miliardi euro.

Të dhënat që lidhen me shpenzimet ndodhen në një projekt konceptual për autostradën Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës gjatë mandatit të shkuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë dokument, kopjen e të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, janë ofruar të dhëna për tri variante që lidhen me projektin. Aty favorizohet autostrada, në raport me opsionin e zgjerimit të rrugës ekzistuese pa bërë anashkalimin e qendrave urbane, apo me opsionin tjetër me anashkalim.

Një prej arsyeve kryesore pro autostradës që përmendet në këtë studim është kostoja e lartë e shpronësimit e secilit prej dy opsioneve tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme