BDI-ja nuk ka të drejtë morale të thirret në patriotizëm, vlerëson analisti nga Shqipëria, Fitim Zekthi. Në emisionin më të ri debativ “ENTER”, që mbrëmë u transmetua në televizionin Shenja. Këtë të drejtë sipas Zekthit, BDI e ka humbur për shkak se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ngecur në të gjitha sferat e sistemit, sidomos në ekonomi dhe në sferën e drejtësisë, gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së.