Tension dhe skena lufte ne kufirin turko-grek, teksa refugjatët në Turqi po vazhdojnë të kalojnë nga qyteti i Edirnes drejt Greqisë.
Policia greke vazhdon bllokimin duke ndërhyrë me mjete të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA), nderkohe qe ANSA duke iu referuar nje deklarate te Erdoganit, shkruan sot se ai ka thene: “Me sa di unë, ka të paktën 5 raste migrantëve të vrarë nga forcat e sigurisë së Greqisë në kufirin me Turqinë”.
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka njoftuar se 142.175 refugjatë deri ditën e djeshme tashmë kanë arritur të kalojnë në Greqi.
Refugjatët përpiqen të kalojnë kufirin përmes lumit Marica, ndërkohë që policët vazhdojnë patrullimet.
Rreth 3.500 refugjatë aktualisht janë duke pritur pranë pikës kufitare Pazarkule me shpresë që Greqia do t’i hapë portat.
Autoritetet greke kanë vendosur barrikadë pranë kufirit, ndërsa ndaj refugjatëve që afrohen ka përdorur gaz lotsjellës, topa uji, plumba plastike dhe kohë pas kohe madje edhe plumba të vërtetë.
Çfare thote Erdogan
“Ne nuk kemi më kohë për të diskutuar me Greqinë. Refugjatët do të shkojnë aq sa munden. Ne nuk e dëbojmë me forcë askënd nga vendi ynë, këta njerëz do të largohen vetem nese duan vete”, tha ai.
“Fatkeqësisht, Perëndimi është hipokrit. Ata menjëherë ndanë 700 milione euro për Greqinë.” Kancelarja gjermane Angela Merkel “na kishte thënë për një ndihmë prej 25 milion eurosh, por ende asgjë nuk ka mbërritur,” shtoi Erdogan./panorama