Edward Joseph: “Në takimin mes presidentëve në Shtëpinë e bardhë është diskutuar për ndarjen e Kosovës.”

Ka nxitur reagime te shumta pohimi i profesorit dhe ekspertit të njohur amerikan Edward Joseph,  se në takimin mes presidentëve në Shtëpinë e bardhë është diskutuar për ndarjen e Kosovës.

“Qëllimi i takimit në Uashingont të Ambasadorit Richard Grenell me Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë ishte të diskutonin një marrëveshje dy palëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës”, tha për Zërin e Amerikës Edward Joseph.

Në intervistë dhënë Zërit të Amerikës, në gjuhën serbe, Joseph ka thënë se ajo që quhet shkëmbim i territoreve në të vërtetë është ndarje territoriale e Kosovës.

“Besoj që është e njëjta ose e ngjashme për atë se çfarë janë dakorduar nën udhëheqjen e Federica Mogherinit. E cila është ndarja e Kosovës, ndonjëherë e quajnë shkëmbim i territoreve, por në të vërtetë është ndarje territoriale e Kosovës, sepse nuk e dimë sa territor të Serbisë do të marrë Kosova, ndoshta do të jetë një territor i vogël”, ka deklaruar Joseph.

Përndryshe Edward Joseph pat reaguar edhe pas takimit të fundit të Tiranës për “mini-shengenin” ballkanik. Asokohe ai pat thënë se  e kupton pozicionin e Vucicit, që do izolimin e Kosovës, por ai nuk është duke e kuptuar pozicionin e Edi Ramës.

“Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiçit. Ai do ta izolojë Kosovën. Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po e bën ai këtë? Dhe pse po e tolerojnë strukturat politike në Shqipëri një gjë të tillë?”, patë thënp asokohe Joseph, profesor në universitetin John Hopkins në Washington.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme