Dje u bë publik denoncimi i një gazetari në Twitter i cili publikoi disa fotografi vërtet të trishta.
Në to dukeshin emigrantët sirianë që vinin nga Turqia, të zhveshur dhe të keqtrajtuar nga rojet kufitare greke.
Emigrantët kanë akuzuar policinë greke për dhunë dhe për faktin se i detyruan me dhunë të zhvishen dhe të rrinë në të ftohtë ndërsa ata kanë tentuar të kalojnë kufirin drejt BE edhe pse shpesh iu është kërkuar mos tentojnë më.
TRT publikoi foto të emigrantëve pa rroba duke u ngrohur rreth një zjarri afër kufirit grek, me plagë të dukshme në shpinë.
Emigrantët sirianë kanë akuzuar policinë greke se i ka rrahur i ka detyruar të zhvishen dhe po ashtu i ka lënë në temeperatura të ulëta në atë gjendje.
Policia greke ka gjuajtur me gaz lotsjellës, dhe me ujë me presion emigrantët për t’i zmbrapsur ata por mohon akuzat për plagosje.
Ndërkohë, emigrantë të tjerë kanë shprehur zemërimin e tyre te presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pasi ai u dha atyre shpresë të rreme për një jetë të re në Evropë duke i lejuar ata të largoheshin nga Turqia, vetëm që rruga e tyre të bllokohej nga Greqia.
Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh. Ne jemi si lodra për ta. Ne jemi si një top për ta. Të gjithë na kalojnë njëherë në këtë anë dhe njëherë në anën tjetër. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne.
Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi sot emigrantët se ideja e hapjes së kufirit ishte ‘e rreme’ dhe tha se përpjekja e tyre për të kaluar nga Turqia drejt BE duhet të marrë fund.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania