Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të pranojë ftesën e presidentit, Hashim Thaçi, për takim me liderë.
Thaçi u ka dërguar ftesa të gjithë liderëve për takim të hënën, në mënyrë që të koordinohen për çështje me interes nacional.
Ai e kishte ftuar Kurtin për takim në orën 13:00 pa u dakorduar së pari me të.
Në agjendën e kryeministrit për nesër nuk figuron askund takimi me presidentin.
Kurti do të marrë pjesë në seancën e veçantë të Kuvendit, për ditën e gruas ku deputetëve do i drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman.
Pastaj në orën 14:00, Kurti do të presë në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN.
Ndryshe, Thaci ka paralajmëruar takim me të gjithë liderët pas kthimit nga SHBA’ja ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, në Shtëpinë e Bardhë.
Po ashtu, Kurti ka kohë që kërkon takim me presidentin që prej se e publikoi një marrëveshje të tij me NATO’m në vitin 2013, në kohën sa Thaci ishte kryeministër.
Kurti dhe Thaçi janë takuar vetëm një herë, pasi ky i pari fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, në zyrën e presidentit, Takimi zgjati vetëm 4 minuta.
Kjo është agjenda e plotë e Kurtit për nesër:
NJOFTIM PËR MEDIA
Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 09.03.2020
1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim z. Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF)
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:30
2. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në seancën e Kuvendit
VENDI: Kuvendi i Kosovës
KOHA: 11:00
3. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 14:00
4. Kryeministri Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:30
Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik
Zyra e Kryeministrit
/Express/