Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para në Shqipëri, të personave të infektuar nga coronavirusi.

Ministria bën të ditur se pacientët janë babë e bir, të cilët kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë.

“Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti”- thekson Ministri e Shëndetësisë.