Koronavirusi vret personin e parë në Shqipëri, humb jetën e moshuara në Durrës

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Korespondenti i Panorama, Leonidha Musaj raporton se ajo është e moshuara që rezultoi rasti i parë i infektuar në qytetin bregdetar të Durrësit, konfirmuar paraditen e djeshme.

Sot ajo ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila përmes reagimit zyrtar bëri me dije se 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

 Pacientja kishte ditë që qëndronte në spital e shtruar me pneumoni. 73-vjeçarja kishte qëndruar për disa ditë me radhë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me stafin mjekësor dhe pacientët e tjerë, por edhe me familjarë të ndryshëm që shkonin për të vizituar të afërmit e tyre në spital.

Në këto kushte, dyshohet se ajo ka infektuar edhe persona të tjerë nga stafi apo edhe pacientë e familjarë të tyre. Mësohet se 73-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga Italia, ndërkohë që kishte marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore te të afërmit e saj.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme