Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia. Abidixhiku tha se për qëllim të organizimit vendimi do të hyjë në fuqi nesër në ora 15:00.
“Ndjejmë keqardhje sërish për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të pa alternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha Abdixhiku.