Albin Kurti flet për liberalizimin e vizave pasi BE-ja i ktheu shpinën për taksën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në video-konferencën e sotme “Western Balkan Conference”, organizuar nga kancelari austriak Sebastian Kurz.

Ai me këtë rast ka potencuar problemin e mos liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit që nuk e gëzon këtë të drejtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka kërkuar një përkushtim më të madh të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe BE të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve. Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gat shëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë”, është shprehur Kurti.

Ndryshe, në këtë video-konferencë ishin prezentë të gjithë kryeministrat e rajonit të Ballkanit, si dhe zyrtarë të Austrisë dhe të Bashkimit Evropian.

Kutojmë që BE i ka kërkuar Kurti heqjen e plotë të taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, duke i kthyer shpinën propozimit të tij për heqje të pjesshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme