Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se një autobus me udhëtarë nga Italia, i cili ishte nisur për në Kosovë, është kthyer mbrapa për në Kroaci.
Ai ka bërë të ditur se kjo nisje ishte ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë, ndërkaq ka rikujtuar se çdo transport i organizuar tokësor dhe ajror, është i ndaluar deri në një vendim të ardhshëm.
Abdixhiku tutje ka thënë se një masë e tillë parandaluese është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.
”Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.
Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.
Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë”, ka përfunduar Abdixhiku.