Qeveri i propozon Kuvendit shpalljen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse siç u shpreh Spasovski vetëm përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të mund të përballemi me virusin.
“Gjendje e jashtëzakonshme që të parandalojmë përhapjen e virusit Korona. Kërcënimi i përhapjes së virusit kërkon masa radikale. Qeveria sjell vendim që ti propozoj Kuvendit të RMV-së që të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Kuvendi është i shpërndarë, por ka ispozit ligjore që i mundëson presidentit që të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Kjo do të jetë masë që miratohet për herë të parë. Asgjë nuk është njësoj, jeta u ndryshua si tek ne ashtu edhe në gjithë botën. Është me rëndësi që gjithsecili të sillet me përgjegjësi. Politika të lihet për kohë tjera. Tani është koha të mëremi me virusin. Të gjithë të ngritemi në krye të detyrës. Kemi përgatitur shumë masa, për të cilat morëm mirënjohje por kemi dhe rezultate. Tani dhe menjëherë duhet të ndërmerret ky hap”, tha Spasovski.