AktualitetSMS-ja në emër të Bashës te Eni Vasili/ Reagon PD: Akt i turpshëm dhe i paligjshëm nga Edi Rama

Një SMS i publikuar nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e kaluar, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.

Moderatorja e emisionit lexoi një mesazh që sipas saj e kishte marrë nga kryetari i PD-së, Basha i cili i kërkonte Ramës “nëse ishte i gatshëm të t’ia linte atij drejtimin e qeverisë”.

Pak minuta më pas, Basha tha se nuk e kishte dërguar një mesazh të tillë dhe se diçka e tillë mund të ishte “produkt piratimit nga propaganda qeveritare“.

Këtë mengjes reagoi zyrtarisht Partia Demokratike që e quan mesazhin të sajuar, të turpshëm dhe të paligjshëm me autorësi kryeministrin Edi Rama, se ka sajuar mesazhin në emër të kryetarit të opozitës.

Deklarata e PD

“Dje në emisionin Open është dërguar një mesazh i sajuar me pyetje drejtuar Edi Ramës nga gjoja numri i telefonit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky mesazh i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës.

Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit.

Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ai duhet t’u kthejë sot shqiptarëve lekët e taksave për të përballuar krizën e bukës që po thellohet nga mbyllja e vendeve të punës.

Thirrja jonë për Edi Ramën është: Mirato urgjentisht paketën e ndihmës! Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh!” – thuhet në deklaratën e PD-së.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme