Bisedë Rama-Erdogan: Nëse përmbytet bota, Shqipëria mbetet me Turqinë

Kreu i qeverisë ka prezantuar sot planin e masave ekonomike të përpiluara për t’i bërë ballë pasojave të mëdha që pritet të sjellë përhapja e koronavirusit në Shqipëri.

Por teksa prezantonte masat, Rama foli për planin A (i prezantuar sot dhe me afat 3 muaj) B dhe C, ndërsa këtë mbrëmje në ‘Opinion’, kryeministri foli pikërisht për planin C.

“Para se të vija këtu kam folur me presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm dhe prej 2 javësh kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, pra një listë me kërkesat në rast se do përbyset bota dhe nuk do ketë asnjë mundësi komunikimi me askënd. Ne mendojmë që atë gjënë që duhet ta kemi të garantuar për një plan C, ne e kemi të garantuar me Turqinë” tha Rama në opinion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme