Shitjet globale të telefonëve inteligjent fituan akoma edhe më shumë terren sipas firmës analitike IDC, por këtë herë me një mesazh të qartë se boomi i industrisë mobile po shkon drejt fundit.
Kompanitë shitën 1.45 miliard telefonë në 2016-tën sipas IDC-së me një rritje prej 1% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë kjo rritje është shumë larg viteve të kaluara ku në 2015-tën tregu pati një bum prej 10.4%.
Kina, India dhe Indonezia ishte shtet të cilat patën rritjen më të madhe. Një statistikë inkurajuese është rritja e shitjeve të telefonave 4G me 21.3%.
Rënia e ritmit të rritjes këtë vit mendohet të ketë ardhur pjesërisht nga rënia e shitjeve të iPhone me 11% që është edhe hera e parë që telefoni i Apple kalon një vit të tërë në rënie.
Në 2016-tën Apple zotëronte vetëm 14% të tregut të telefonave. Lidhur me Android-in, IDC parashikon se në fund të këtij viti tregu i dominuar me 85% të rritet akoma edhe më shumë me 5%.