Ajo po e përjeton krizën e koronës si miliona gjermanë të tjerë: Si një klient i supermarketeve, shkon nga rafti në raft dhe kontrollon nëse mallrat që ajo po kërkon janë ende në dispozicion.
Kancelarja Angela Merkel, 65-vjeçe, dje pasdite bëri pazar në rrethin Mitte në Berlin ku edhe jeton.
Rreth orës 17:00, ajo shkoi në supermarketin “Hit Ullrich”. Së pari vizitoi raftet e perimeve.
Ajo mbushi vetë shportën e blerjeve, mallrat (përfshirë sapun, letër higjienike, etj) duke i vendosur në arkën transportuese të supermarketit dhe pagoi me kartë. Midis blerjeve ishin edhe katër shishe verë.
Koronavirusi ka mbërthyer edhe Gjermaninë, duke regjistruar 21,000 raste dhe 75 vdekje.