Maqedoni: Të burgosurit në panik nga Koronavirusi, kerkojnë të lirohen përkohësisht!

Të burgosurit në burgjet e Maqedonisë janë në panik nga mundësia e përhpajes së Koronavirusit. Paniku i tyre është per shkak të kushteve të vështira në burgje, ku shërimi nga infektimi eventual me këtë virus të rrezikshëm, duket i pa mundur.

“Edhe ne jemi njerëz, dhe ne kemi fëmijë dhe familje, mos na trajtoni si qenie tjera por na trajtoni të barabart!

P.s.në shteti tonë fqinjë të Republikës së Shqipërisë u ndërmor vendim që 600 të burgosur të lirohen për 3 muaj dreri sa të zgjat kriza , presim edhe tek ne seriozisht të shqyrtohen gjitha opsionet për mbrojtjen e shëndetit dhe drejtave elemntare të burgosurve në RVM!”, thotë Oki Ahmeti, i burgosur.

Kanë reaguar edhe të burgosur tjerë.

“A mund tna tregoje najkush se cka do tndodhe me neve tburgost? Ne a nuk jemi qytetar tktij shteti, per neve a nuk ka virus a, ne a nuk mundemi mu infektu pi virusit a? Po nkto kushte qe jemi na tburgost pasha Zotin qysh ka than edhe advokati Naser Raufi 100 perqind ka pozitiv me ket virus. Pse nuk na lshoni naper shpijat tona derisa tkalon ky rrezik i virusit, krejt kufit jan mshel, polic sadush, edhe betomi ne Zot qe nuk ikmi veq shnet me pas. Mos pritni me vdek najnjo ktu mrenda e masanej me paraqit sikur kena ba vetvrasje, ksi loja mos bani me jeten ton pash Zotin”, thotë Esat Dauti, poashtu i burgosur.

Javën e kaluar Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës shpërndau një informacion se një i burgosur në Idrizovë është testuar për Koronavirus.

Nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali ka ngritur një iniciativë për lirim të burgosurve gjatë kohëzgjatjes së epidemisë, sipas modelit të Shqipërisë.
Autoritete sot kategorikisht kanë demantuar që në burgje ka të infektuar me Koronavirus.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme