Kinezët ndërtojnë replikën e Titanikut

Anija e famshme e cila ishte fundosur në vitin 1912, më në fund do të ketë mundësi të vizitohet nga turistët

Por kjo nuk është anija origjinale që është fundosur, mirëpo një replikë ekzakte e saj, që po ndërtohet në Kinë.  ‘RMS Titanic’ kësaj here është e sigurt nga fundosja, pasi po ndërtohet 1.200 kilometra larg detit.

Kur të kompletohet anija do të jetë 269 metra e gjatë, 28 metra e gjerë dhe do të ketë riprodhime origjinale të Titanikut si dhomë të ballove, teatër, pishinë dhe dhoma, sipas agjencisë së lajmeve kineze Xinhua. Kostoja e këtij projekti do të jetë rreth 145 milion dollarë, shkruan rtv21.tv.161201155436-china-titanic-01-exlarge-169

Ky nuk është tentimi i parë për të bërë një anije të njëjtë si Titaniku. Miliarderi australian Clive Palmer kishte dëshirë që të prodhonte një kopje të Titanikut që e quante Titanic 2, një anije që mund të vihej në funksion këtë vit. Mirëpo punimet për këtë projekt janë shtyrë për së paku 2 vite./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme