Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga Brukseli deklaroi se Maqedonia e Veriut bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
Vendimi u bë zyrtar, pas deponimit të instrumentit të anëtarësimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Uashington.
“Maqedonia e Veriut tani është pjesë e familjes së NATO-s, një familje prej 30 kombeve dhe pothuajse një miliardë njerëzve. Një familje që bazohet në sigurinë se pa marrë parasysh cilat janë sfidat me të cilat përballemi, të gjithë jemi më të fuqishëm dhe më të sigurt së bashku”, tha Stoltenberg.
Ceremonia për ngritjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën në Selinë e NATO-s, në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Stuart Peach, si dhe të ngarkuarit me punë të Delegacionit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Zoran Todorov.
Flamuri i Maqedonisë së Veriut do të ngrihet njëkohësisht edhe në Operacionet e Komandës Aleate në Mons të Belgjikës, si dhe në Komandës Aleate të Transformimin në Norfolk të SHBA-ve.