“Njoftimi zyrtar se Maqedonia e Veriut është bërë tashmë edhe anëtare formale, e plotfuqishme dhe e barabartë e NATO-s është një mirënjohje e madhe dhe historike për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
I gjendur në këtë moment dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë qytetarët që e mbështetën këtë proces, ndërsa këtu dua të theksoj se jam fort i nderuar që e drejtoj një parti që – me praninë e saj në skenën politike dhe, së fundi, me praninë e saj në pushtetin ekzekutiv – edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndihmuar në përmbushjen e këtij synimi të shumë brezave. Urime dhe na priftë e mbara edhe në rrugën e integrimit në BE!” – shkruan Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.