Vitia stafit të QS-së dhe vullnetarëve: Për juve do të flitet, faleminderit që po kontribuoni

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka përgëzuar për punën e tyre të palodhshme stafin e Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e cila me vendim të Qeverisë është shndërruar në karantinë.

Vitia gjatë një vizite në orët e pasdites në qendër ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të QS-së, Fatmir Sfishta , stafin e qendrës, vullnetarët, mjekët dhe policët.

“ Faleminderit që po kontribuoni për vendin dhe popullin tuaj. Kjo nuk do të zgjasë shumë por do të dalim fatbardhë falë juve. Në këtë rast punëtorët e Qendrës siç më kanë raportuar kanë qenë në nivel të detyrës, kanë qenë të jashtëzakonshëm. Do të mundohemi t’ua kthejmë me iniciativa të tjetra, në çfarëdo rrethane.

Për juve do të flitet. Nëse askush nuk flet do të flasim ne që e kemi parë punën në teren se me çfarë angazhimi dhe përkushtimi e keni bërë tërë këtë punë. Sinqerisht përkulem para juve. Përkulem para angazhimit tuaj. Ju si vullnetarë jeni motivimi kryesor për neve që e kemi detyrë në fund të fundit. Por motivimi që po vjen prej juve po na shtyn të punojmë edhe më shumë”, u ka thënë Vitia stafit të QS dhe vullnetarëve të angazhuar.
Qendra e Studentëve me vendim të Qeverisë së Kosovës është shndërruar në karantinë.

Qindra qytetarë të Kosovës që para pandemisë kanë rastisur të jenë jashtë Kosovës, janë karantinuar në Konviktet e Qendrës së Studentëve.
Qendra me të gjitha kapacitetet e saj është duke u angazhuar në luftimin e pandemisë së COVID-19.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme