Duke filluar nga kjo e hene, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar nisjen e bisedimeve me partitë politike ne vend për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se duhet te shmanget mundesia e mbajtjes se zgjedhjeve të reja.
Kreu i shtetit u takua paraprakisht me ambasadorët e Frances, Gjermanise, Italise, Mbretërise se Bashkuar, Shteteve te Bashkuara dhe BE. Pas takimit Thaci u shpreh se do te beje zgjedhjen e duhur per te nxjerre vendin nga kriza.
Nga ana tjeter, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Kurti, ka deklaruar se pas votimit të mocionit duhet të mbahen zgjedhje, por pasi Kosova ta ketë kaluar pandeminë e koronavirusit.
Kreu i shtetit këtë javë pritet të ftojë në takim për konsultime të gjithë liderët e partive. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike Lutfi Haziri deklaroi per mediat se ende nuk dihet nëse kjo parti do t’i shkojë në takim presidentit Thaçi përderisa ende nuk ka ftesë zyrtare. Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, kane deklaruar se pa e marrë ftesën nga presidenti, nuk mund të deklarohen nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ose jo.
Nderkohe nga nisma socialdemokrate kane konfirmuar se do te marrin pjese ne konsultime në lidhje me qeverinë e ardhshme. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje. Kurti ka kërkuar që qeveria e tij të vazhdojë punën deri në kalimin e situates se koronavirusit. Per Lëvizjen Vetëvendosje deklarata e kreut te shtetit është antikushtetuese dhe se vendi pas pandemisë së COVID-19, duhet të shkojë në zgjedhje.
Pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga lideret politike ne prishtine që të veprojnë në perputhje me Kushtetutën e Kosovës.