Judah: Deklaratat e Washingtonit për Kosovën sikur të vijnë nga Moska

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai do ta vazhdojë betejën politike, ani pse ndaj tij u votua mocioni i mosbesimit në Kuvend, teksa për analistin britanik, Tim Judah, deklaratat që vijnë nga Washingtoni rreth Kosovës, “kanë nisur t’i përngjajnë atyre nga Moska”.

Kurti, në prononcimin për një podcast të revistës prestigjioze “The Economist”, ka tërhequr paralele mes politikës dhe luftës, transmeton Koha.

“Politika është betejë dhe unë jam i qëndrueshëm. E dini që thuhet se ‘lufta është vazhdim i politikës me mjete tjera’, për mua vlen se ‘politika është luftë, por me mjete tjera’”, ka thënë ai.

E analisti Judah, korrespodent i “The Economist” për Ballkanin, është shprehur i habitur me atë që e konsideron kthesë e Amerikës në çështjet Kosovë-Serbi.

“E çuditshme sepse deklaratat që vijnë tani nga Washingtoni duket sikur të vijnë nga agjencia TASS, apo Moska. Është hutuese për shumë njerëz, pasi që duket se amerikanët tani po favorizojnë Serbinë”, ka thënë Judah.

Edhe Kurti ka folur rreth kritikave që i janë bërë nga opozita, rreth qasjes së tij karshi amerikanëve.

“Më akuzojnë se jam anti-amerikan, sepse në këtë pikë nuk u pajtova me Grenellin. U pajtova me Grenellin se marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme, por jo edhe rreth përmbajtjes. Nuk e kam konsideruar që ky dallim do të jetë i rëndësisë së madhe, por ashtu doli”.

Sipas revistës, duket, se amerikanët i kanë inkurajuar “miqtë në Kosovë”, përfshirë presidentin Thaçi, rreth rrëzimit të tij.

Kurti, po ashtu ka bërë kritika të ashpra në drejtim të presidentit të Kosovës.

“Po sillet për çdo ditë si njëri prej liderëve të opozitarëve. Pra çdo ditë gjen arsye për të më sulmuar mua”, i ka thënë ai revistës prestigjioze britanike.

Për Kurtin, presidenti i Kosovës është më shumë politikan i përditshëm, sesa figurë ceremoniale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme