Bujqëve u hiqet kufizimi, giatë këtij orari mund ta punojnë tokën

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka deklaruar se puna e bujqve nuk do të ndalet. Ai ka njoftuar se për bujqit do të vlejnë masa lehtësuese.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se orari i qarkullimit për bujqit individual do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.

“Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka bërë me dije se të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit.

“Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së ëëë.mbpzhr-ks.net. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit”, ka shkruar Mustafa.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme