Rreth nëntëdhjetë e dy vëzhgues nga Rrjeti i OJQ-ve “Koalicion për Integritet Zgjedhor”, do t’i monitorojnë zgjedhjet lokale në Komunën e Drenasit.
Kështu tha për KosovaPress-in, Driton Selmanaj nga Demokracia Plus. Ai tha se përveç monitorimit nëpër vendvotime dhe vëzhguesve mobil, ata do të jenë në monitorim edhe pas procesit zgjedhor deri në certifikim të rezultateve.
Ai konfirmoi se në 72 vendvotime do të bëhet monitorimi i procesit zgjedhor./KosovaPress/