Një aksident me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari ka ndodhur pas mesnate në Divjakë. I vdekur ka mbetur shtetasi A.P 29 vjeçar.
29 vjeçari i cili udhëtonte me një motoçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen. Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.
Një patrullë policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motoçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të madhe, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Tentativat e 29 vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulancave për të transportuar gruan shtatzënë dhe drejtuesin e motoçikletës ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.