Nazim Rashidi dhe Sefer Tahiri flasin për fuqinë e Lëvizjes BESA

Në një dokumentar të Gazetës Express në ku përpiqej të maskohej e vërteta për BDI – në dhe të minimizohej përgjegjësia e saj në qeveri dhe në rastet e rënda që iu ndodhën shqiptarëve të Maqedonisë, nuk munguan konstatime të paqena të gazetarit Leonard Kerquku i cili me çdo kusht përpiqej të sulmonte Lëvizjen BESA dhe ta paraqiste atë si një rrezik edhe më të madh që i kanosej qytetarëve të Maqedonisë. Por, përkundër këtyre tendencave, të gjithë njohësit dhe analistët e intervistuar, argumentonin të kundërtën.

Gazetari i njohur i Alsat M, Nazim Rashidi ka argumentuar demaskimin e partive shqiptare BDI dhe PDSH në aferën “bombat e Zaevit” kur udhëheqësit e këtyre partive dëgjoheshin se si i servilosen ish shefit të shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov.

“Lëvizja BESA është rezultat i pakënaqësisë që krijohet dhe është krijuar në opinion dhe pakënaqësisë ndaj opozitës shqiptare dhe ndaj pushtetit shqiptar… sepse në një proces politik në Maqedoni që ndodhi dhe që u iniciua nga LSDM, ajo që tashmë njihet si “bombat e Zaevit”, ne dëgjuam që edhe eksponentë të opozitës, edhe eksponentë të pushtetit shqiptar koketonin ose ishin pjesë e asaj afere, ose asaj situate të keqqeverisjes në krye me VMRO – në. Dhe kjo esencë i zhgënjeu njerëzit. Prandaj Lëvizjet e reja si Aleanca për Shqiptarët apo edhe Lëvizja BESA tashmë duket se po dalin në sipërfaqe”, ka deklaruar Rashidi, i cili njihet edhe si njohës i rrethanave politike në Maq edoni.

Profesori dhe analisti Sefer Tahiri ka thënë se edhe nëse është herët të flitet me numra, megjithatë një Lëvizje e re politike, duke aluduar në Lëvizjen BESA, arriti ta mbush sallën e Boris Trajkovskit gjë që flet për etablimin dhe fuqinë e saj politike.

“Sa është serioze do të varet prej ditës së zgjedhjeve. Sa i përket aspektit të promovimit, aspektit të marketingut politik, të komunikimit me publikun, sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, unë konsiderojë se kjo parti edhe me mbajtjen e tubimit parazgjedhor në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup që është një sallë e cila tubon 10 mijë vet dhe një parti e re është vështirë të tubojë në një vend 10 mijë vetë dhe kjo parti i ka tubuar. Nuk është indikator se kjo parti do të dominojë në ditën e zgjedhjeve, pra se do të fitojë shumicën e votave. Por, është një barometër i cili tregon se kjo parti mund të shpresojë në disa mandate deputetësh, normalisht pa thënë numra”, ka deklaruar Sefer Tahiri./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme