Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit N.P., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale Dhunë në familje.
Të pandehurit N.P. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri N.P. në liri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën – gruan e tij, në të dëmtuarin – vëllain e tij si dhe në familjarët tjerë, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në njoftim.