Polica e Kosovës gjatë ditë gjatë ditës së sotme ka kryer një operacion policor në Ferizaj.
Siç mëson GazetaBlic, nga burimet e saj, aksioni kishte të bëjë me arrestimin e disa personave të kërkuar nga Interpoli, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vrasje.
Aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani për GazetaBlic, thotë se në këtë aksion janë arrestuar 2 persona.
“Mund të konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në rajonin e Ferizajit ku janë arrestuar dy persona”, tha Kelani.
GazetaBlic gjatë ditës së sotme ka raportuar për rastin në fjalë, derisa mëson, se aksioni është duke u kryer nga Njësiti Special i Policisë në Feriyaj, si dhe zyrtarë policor civil.