Arrestimi i dy personave në kuadër të një operacioni policer në Ferizaj të hënën pasdite, është bërë në bazë të një fletarresti të Interpolit, mëson KOHA.
Burime të KOHËS kanë bërë të ditur se fjala është për dy shtetas të Maqedonisë.
Ndërkohë zyrtarisht, arrestimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mund të konfirmojmë se sot Policia e Kosovës e ka realizuar një operacion policor në rajonin ne Ferizajt, ku janë arrestuar dy persona”, ka thënë Hoxha, duke mos dhënë detaje tjera.