Greqia regjistron incidentet e para pas daljes nga karantina dhe lehtësimit të masave ndaluese për pandeminë.
Policia u përplas me një grup të rinjsh pas orës 23:30 të së martës mbrëma në Agia Paraskevi.
Pas ankesave nga banorët për një grumbullim të madh njerëzish në sheshin e sipërm në rrugën Agiou Ioannou, u shfaqën dy skuadra të policisë. Rreth 400 njerëz ishin në shesh në atë kohë duke pirë.
Disa të rinj e “mirëpritën” policinë duke hedhur shishe dhe gurë ndaj tyre, ndërsa policia u përgjigj me molotov.
Incidentet vazhduan dhe të rinjtë u vunë zjarrin disa prej koshave të mbeturinave në rrugë.
Qetësia në zonë u rikthye gjysmë ore pas mesnatës ndërsa deri më tani Policia nuk ka proceduar me arrestime.
Kryetari i komunës së Agia Paraskevi, Vassilis Zorbas, ishte në vendin e ngjarjes dhe në një postim në mediat sociale, ai foli për një thirrje në internet të cilës ju përgjigjën më shumë se 800 njerëz.
Ai tha se “turma të tilla janë bomba në këtë kohë për transmetimin e koronavirusit” dhe njoftoi se ai do të ngrejë çështjen me kryeministrin, duke treguar problemin me shitjen e drogës në shesh prej shumë vitesh.”