Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të asfaltimit të rrugës magjistrale M2, Vushtrri – Smrekonicë, rruga do të jetë e mbyllur.
Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë për ditën e enjte, të premte dhe të shtunë.
Nga kjo komunë njoftojnë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rrugën alternative Vushtrri – Pantine – Frash.