Qeveria e Maqedonisë së Veriut nesër pritet të shqyrtojë propozimet për vazhdimin ose jo të orës policore, apo mundësinë e shkurtimit të saj. Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Ministri paralajmëroi edhe testimin e personave a-simptomatik bartës të virusit, siç janë të punësuarit në çerdhe, në transportin publik, punëtorët shëndetësore deh të tjerë.
Filipçe ka thënë për mediat se nesër do të bisedohet nëse do të ketë vazhdim të orës policore dhe se a janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.